Kalel Fitz kishte 50 % shanse për të mbijetuar pasi lindi pas 23 javësh në barkun e mamasë. Dy herë ndaloi së marri frymë gjatë kohës së ishte në maternitet. Ai kaloi 4 muaj në spital dhe i habiti mjekët me progresin që arriti.
Këmba e tij ishte e gjatë vetëm 3 centimetra kur lindi dhe forca e tij për të mbijetuar ishte aq e madhe sa prindërit i vunë emrin e një superheroi. Djali që mbush 2-vjeç muajin tjetër po merr frymë për herë të parë vetë, pasi mjekët i hoqën oksigjenit, për shkak se gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm. Kalel shtoi në peshë dhe tani me pak përkujdesje ai është në gjendje të bëjë një jetë normale.