E rrallë, talenti i Celtic debuton me kufje në vesh!

29

Për shkak të Covid-19, Celtic kishte shumë mungesa në sfidën e së hënës ndaj Hibernian dhe në këtë duel u aktivizuan shumë lojtarë të rinj. Armstrong Oko-Flex do ta kujtojë për shumë gjatë debutimin e tij për gjigantin skocez, Celtic.

Lojtari 18-vjeçar bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën në barazimin 1-1 kundër Hibernianit. Por Oko-Flex duket se ishte shumë i emocionuar me debutimin e tij dhe kishte harruar t’i largonte nga veshi  kufjet “AirPod-sat”. Lojtari po bëhej gati të futej në fushë, mirëpo më pas e kuptoi se kishte të vënë në veshin e tij AirPod-sat.

Natyrisht që debutimi i tij pushtoi rrjetet sociale, me Oko-Flex që me siguri ishte duke dëgjuar ndonjë muzikë frymëzuese para debutimit. Irlandezi Oko-Flex u aktivizua në minutën e 61-të duke dhënë impaktin e tij në këtë sfidë.