E pabesueshme por e vërtetë! Një nënë ka sjellë në jetë binjakë, por me ngjyrë totalisht të ndryshme të lëkurës, nga njëri-tjetri.
Vajza me emrin Malaysia, ka një lëkurë që ndrrit si bora dhe sy blu, e ndërsa djali, Malachi, ka një ngjyrë çokollatë të lëkurës dhe sy ngjyrë kafe, por janë të dy të adhurueshëm, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Mamaja, Sarah Jones, tregon se si dy vajzat e saj me prejardhje të përzier, duken tepër të ndryshme nga njëra tjetra. Ajo pyetet shpesh nëse është nënë e të dy fëmijëve, apo nëse ndonjë nga fëmijët është i birësuar.
Binjakët kanë një pamje tërësisht ndryshe nga njëri tjetri, si rezultat i një fenomeni që ndodh shumë rrallë gjatë një shtatzanie por është e mundur, kur janë binjakë.