Një mace e sapolindur dallon shumë nga të tjerat. Kjo pasi kjo kotele ka dy goja, dy hunda dhe 4 sy. Macja nga Kina e cila ende është pa emër, ka lindur me dy fytyra. Fatkeqësisht, macja nga Chongqing në jug-perëndim të Kinës ngordhën vetëm dy ditë pasi ato lindën. Macet me një gjendje të tillë janë të njohura si “Mace Janus”. Dhe jo të gjitha macet “Janus” ngordhin shumë shpejt pas lindjes. Macëja më e vjetër “Janus”, FrankenLouie, kishte jetuar 15 vjet, e cila edhe ka hyrë në librin Guinness për rekordin e jetëgjatësisë së “Maceve Janus”.