Djali “mrekulli” i lindur me vetëm dy për qind të trurit të tij ka mësuar të numërojë dhe të shfletojë, pavarësisht se mjekët kishin frikë se ai nuk do të mbijetonte. Noah Wall, 6 vjeç, u shfaq në “Good Morning Britain”, të mërkurën me prindërit për të ndarë historinë e tij.
Shelley dhe Rob Wall, nga Cumbria, Britani, e dërguan djalin në një qendër trajnimi të trurit në Australi, ku ai ka mësuar se si të ulet vetë, të numërojë dhe madje të shfletojë. 6-vjeçari tani dëshiron të mësojë se si të ecë dhe të bëj ski. Prindërit treguan se mjekët i kërkuan pesë herë për të ndërprerë shtatzëninë, por ata ishin të vendosur ta sillnin në jetë.
Noah po merr një trajtim të quajtur ‘neurofizika’, një formë e trajnimit të trurit që përdor stërvitjen njohëse dhe fizioterapinë. “Zakonisht ata nuk e bëjnë atë për fëmijët. Por ne jemi jashtëzakonisht me fat që kemi marrë një vlerësim”, tha zoti Wall.
Aftësia e trurit për të shëruar dhe korrigjuar sistemin nervor të trupit është e mahnitshme. Kur Noah lindi, shumë mjekë mendonin se nuk kishte fare tru, ndërsa të tjerë besonin se ai ishte i copëtuar në një zonë të vogël. Megjithatë, deri në moshën tre vjeçare, skanimet e trurit zbuluan se djaloshit britanik i ishte rritur truri në masën 80%.