Stephanie Rodas, 28 vjeçe lufton me anoreksinë që kur ishte 13 vjeçe. Gjatë këtyre 16 viteve ajo nuk ka bërë një jetë normale. Edhe pse është dërguar në klinika të shumta nga familja, nuk ia ka dalë që të kurojë sëmundjen.
Tani pas 7 muajsh po ndjen dhimbje të mëdha dhe mjekë të shumtë janë mbledhur së bashku për të bërë një serë testesh për zemrën, gjakun, e të tjerë, për të zbuluar nëse anoreksia i ka dëmtuar organet. Në një dalje televizive, Stephanie Rodas shfaqet duke qarë dhe lutur për ndihmë që të kurohet nga kjo sëmundje që i ka shkatërruar jetën.
“Nuk mund të marr më shumë se 100 kalori në ditë dhe bëj 10 orë ushtrime. Kur isha 13 vjeçe, ndihesha e shëmuar. Isha në mbi peshë dhe fëmijët më tallnin, duke më thërritur trashaluqe. Ata më hidhnin ushqim tek dhoma e ngrënies”, thotë ajo. Gjithçka nisi nga këtu dhe 28-vjeçara nuk arriti që të kthehej në normalitet.