Që tifozët e Liverpool janë të dashuruar pas Moe Salah, tashmë dihet. Sulmuesi egjiptian ka shënuar 31 gola në 37 ndeshje që kur iu bashkua Të Kuqve nga Roma verën e kaluar, dhe është e vështirë të mbahet mend një lojtar që ka bërë një impakt aq të madhe në sezonin e tij debutues në Premier League.
Ky tifoz i Liverpool e do aq shumë Salah sa që vendosi të rruante pjesën e prapme të kokës me fytyrën e tij. Por çuditërisht, qethja nuk ka shkuar sipas planit. Mediat sociale nuk kanë nguruar ta përqeshnin tifozin, duke krahasuar fytyrën pas kokës së tij me vrasësin seria “Yorkshire Ripper”.