jë nga episodet më të përçudshme kanë ndodhur në Premier Ligë, në ndeshjen mes Burnleyt dhe Cardiff. Ashley Barnes dhe Joe Bennett patën një kacafytje në fundin e pjesës së parë. Por në vend që të ngrinte kokën i frustruar drejt Bennett, Barnes vendosi të tregonte përzemërsinë e tij për Cardiffin, duke i dhënë atij dy puthje, përcjell Periskopi, transmeton gazeta Koha.Ndërkohë që mund të ndodhte diçka tjetër, gjyqtari Mike Dean mori një vendim të çuditshëm. Dean vendosi të ndëshkonte me karton të verdhë Barnesin për shkak të puthjeve që i dhuroi kundërshtarit të tij. Në fund, Burnley triumfoi 2-0 ndaj Cardiff, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt mbetjes në elitën angleze.