E përzgjedhura e presidentit amerikan për ambasadore në OKB, Heather Nauert, është tërhequr nga kandidatura për arsye familjare, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.
Nauert ishte zëdhënëse e Departamentit të Shtetit përpara se Trumpi ta përzgjidhte për ambasadore.
Ajo ishte kritikuar nga demokratët për mungesën e përvojës diplomatike.
“Dy muajt e fundit kanë qenë rraskapitës për familjen time dhe për këtë arsye është në interesin më të mirë që unë të tërhiqem”, tha Nauert në deklaratë.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë informacion se kush mund të jetë kandidati i ardhshëm për ambasador në OKB.