Aubamejang është një prej sulmuesve më të mirë, të cilët tashmë janë duke vuajtur një periudhë krize. Ashtu si portugezi Kristiano Ronaldo, edhe ylli i Dortmundit ka shumë ndeshje pa gjetur rrugën e rrjetës. Momenti i vështirë për të nuk ka fund, pasi klubi gjerman e ka përjashtuar për sjellje aspak profesioniste.
Sulmuesi i Dortmundit gjatë kohës së pushimeve nga ndeshjet e kombëtareve, ka frekuentuar disa lokale gjatë mbrëmjeve. Kjo është e papranueshme për një lojtar të këtij niveli, prandaj klubi gjerman morri masa disipline të ashpra, duke e përjashtuar atë nga ekipi.
Por teksa Dortmundi luan një ndeshje të nivelit “Champions League” ndaj Totenhemit, ky vendim zhbëhet. Trajneri i Dortmundit është shprehur për mediat gjermane se ka diskutuar me futbollistin dhe stafin drejtues të klubit, duke vendosur rikthimin e tij. Aubamejang rikthehet në ditën e nesërme që nga minuta e parë sipas të gjitha gjasave pasi është stërvitur sot me ekipin.