Në Medellin, Kolumbi, dhjetëra persona kanë vizituar një ekspozitë të zhveshur. Ekzibicioni, i titulluar ‘nudo, tregon lirinë’, përfshinte 120 piktura nudo të Pedro Nel Gomez, piktori kolumbian shumë i njohur në mes të viteve 900’.
“Për mua Pedro Nel Gomez ka qenë artisti i parë që ka trajtuar nudizmin hapur dhe për këtë u censuruar dhe u kritikua. Ajo që bëjmë ne sot është një mënyrë për të njohur se si ai e shihte nudizmin, si një gjë natyrale”, ka shpjeguar një nga pjesëmarrësit, Leonardo Patino. Kjo vizitë e veçantë është organizuar nga një shoqatë nudistësh të qytetit, që në dy vjet ka bashkuar 800 persona.
“Po përpiqemi të krijojmë mënyrën që shoqëria të heqë dorë duke e bashkuar nudizmin me seksin”, ka thënë një tjetër aktiviste, Ana Castaneda. ‘Kur unë jam e veshur jam shumë e ndrojtur, por kur zhvishem gjithçka ndryshon’. Ndjehem e lirë dhe habitem se sa e hapur ndjehem me të tjerët’.