E pasura e famshme aziatike që humbi një vath dhe shpenzoi $22 000 për ta zëvendësuar

3

Jamie Chua, njihet si ‘influencuese’ e YouTube nga Singapori, e cila zotëron më shumë se 200 çanta Hermès Birkin dhe 1.2 milionë ndjekës të postimeve të saj.

46-vjeçarja pranon se stresohet nga “shumë gjëra” siç ishte dhe fakti që u detyrua të shpenzojë 30,000 dollarë të Singaporit (US$22,600) për të zëvendësuar një vath Cartier që kishte humbur, për të cilin kishte qarë “katër ditë”.

“Kam shumë kohë dhe kosto të lartë mirëmbajtjeje,” thotë ajo. “Duhet të bëj rutina të panumërta për kujdesjen ndaj vetes. Çdo ditë ulem në kopsht dhe djeg ‘sage’ për të pastruar ajrin.”

Chua ka 1.2 milionë ndjekës në Instagram dhe gjysmë milioni të abonuar në kanalin e saj në YouTube channel, ndërsa thotë se ka qenë një ‘influencuese’ që para se të shpikej ky term.

Nena e dy fëmijëve është bërë e famshme që prej një videoje në 2016 ku tregonte garderobën e saj duke u mburrur me sirtarët e mbushur me bizhuteritë Cartier  dhe orat me diamantë Richard Mille.

Në garderobën e saj ‘nga dyshemeja në tavan’ ajo tregonte më shumë se 200 çantat Hermès, që besohet se janë një nga koleksionet më të mëdha në botë. Por më shumë se një garderobë, dollapi i saj është një muzeum sendesh luksi.

Prej atëherë përmbajtjet e publikuara nga Chua janë zgjeruar duke përfshirë ilustrime të udhëtimeve të saj, metodologji tualeti, por më të preferuara për publikun e etur janë sigurisht blerjet e saj të luksit.

Një ndër videot e saj më të shikuara është “dalja në pazar” në dyqanet Louis Vuitton e Dior, si dhe hapjet e pakove të Hermès Birkin.

Por aziatikja super e pasur thotë se i pëlqen të bëjë edhe ‘gjëra normale’.

“Unë nuk rri gjithë ditën në qendrat tregtare. Kjo më bën të zbrazët dhe nuk dua të dukem si person i tillë. Dua të jem një person i vërtetë. Sepse ashtu jam në të vërtetë, jam njerëzore, sinqerisht”, thotë ajo.

Gjatë izolimit të koronavirusit në Singapor, Chua tha se kishte nisur kopshtarinë. Ajo nisi t’i jepte formë kopshteve të vilës së saj prej 63 milionë dollarë singaporeanë, duke u mburrur se ka bërë gjithçka vetë. “Nuk kam thirrur asnjë kopshtar. Preferoj prekjen time personale”.

Në tetor Chua nisi serinë e shfaqjes së koleksionit të bizhuterive, ku tregoi dhe për vathin e humbur Cartier. Komentuesit kritikonin komentet e saj si “të kota e të pavend” gjatë kohës së pandemisë botërore.

Por Chua i pranonte me qejf edhe kritikat. “Është e vërtetë, jam dakord me komentet. Ka më shumë probleme në botë sesa të humbasësh një vath Cartier. Unë nuk do të përgjigjem ‘Ti je xheloz sepse ky është problemi im i vetëm’. Mendoj se ata kanë të drejtë që e thonë këtë për mua”, përgjigjet Chua, edhe pse nuk jepte shenja se reflektonte vërtet mbi çështjen.