Bruksel, 29 tetor – Heqja e ndryshimeve sezonale në llogaritjen e kohës mund të mos ndodhë në vitin 2019 për shkak të mungesës së konsensusit tek vendet anëtare të BE-së. Këtë e pohon sot ministri austriak i Transportit, Norbert Hofer, vendi i të cilit kryeson me BE-në deri në janar.
“Nëse kërkojmë të bëhet kjo në vitin 2019 siç sugjeron Komisioni, kjo nuk do të mbështetet nga shumica e vendeve anëtare”, deklaroi Hofer. Komisioni evropian pas konsultimit të gjerë me opinionin evropian paralajmëroi se BE-ja do t’i heqë llogaritjet verore dhe dimërore të kohës.
Ambicia e tij është që kjo të ndodhë në vitin 2019. Vendeve anëtare u mbetet vendimi nëse do ta zgjedhin llogaritjen verore apo dimërore të kohës, ndërsa zgjedhjen duhet t’ia kumtojnë Komisionit evropian deri në prill të vitit 2019.
“Në rajone të caktuara përgatitjet teknike do të jenë të nevojshme, për shembull aviokompanitë na thonë se u nevojiten së paku 18 muaj për t’u përgatitur”, deklaroi ministri austriak. Ai paralajmëroi se duhet të kihet kujdes të mos krijohet “paçuork” e zonave kohore.