Ryan Giggs e ka këshilluar Manchester Unitedin të mos e shkarkojë trajnerin Jose Mourinho. Posti i trajnerit portugez është në rrezik pas një ecurie të dobët në kampionat dhe Champions League. Ish-ylli i Unitedit, Giggs insiston se Bordi duhet të tregohet i duruar dhe të mos e shkarkojë Mourinhon. “Aktualisht po kalojmë një moment të vështirë, por nëse do të ndryshonim trajner do të ishim në të njëjtën situatë pas një viti,” shprehet trajneri i Uellsit. “Besoj se ai duhet të qëndrojë dhe mendoj se problemet e kohëve të fundit kanë të bëjnë me planet e së ardhmes”, ka shtuar Giggs. United do të ndeshet me Newcastlen të dielën përpara se lojtarët të largohen drejt përfaqësueseve të tyre.