Koha që kemi në dispozicion çdo ditë është elastike, pasionet që ndjejmë biles e zgjerojnë elasticitetin tonë, ato që na frymëzojnë të mendojmë mbi çështje të caktuara – si kjo mbi emrin e shtetit, pastaj na e ngushtojnë e paketojnë sërish pasionin ndërsa neve gjejmë veten të kemi pranuar çdo gjë, ashtu siç na e kishin gatuar ATA!
Nga Adelina MARKU
Fuqia është tek misteri , tek e panjohura dhe dikur e panjohur ishte edhe politika për ne. Kishte ndikim, sepse kishte fuqi , sepse prodhonte mistere që të mbanin peng të vërtetën tënde! Sot gjërat janë ndryshe, sot fuqi ka ai/ajo që mban peng informacionet simuluese politike e që pak kanë të bëjnë me të vërtetën tënde, me të drejtën tënde! Sot , dy njerëz mund të jeni më të fuqishëm se vetë shteti. Si psh ata të dy të punësuarit e Ministrisë së punëve të brendshme që “zbuluan” aferën e bombave e që “rrëzuan” qeverinë e para do kohëve në Maqedoni. Ata të dy në esencë ishin fuqia vetë! Në momentin që u demistifikuan, në momentin që pengun ( informacionin) e lëshuan në qarkullim, që të dy u shndruan në njerëz të zakonshëm! Fuqia ka nevojë të qarkullojë apo, po e mbajte vetëm për vete, ajo të mbyt, të armiqëson me veten deri në vetëdestrukcion. Pra këta njerëz, ishin burimi i një diçkaje të re që vijka! Janë paralajmëruesit apo! Pastaj vjen faza e re, faza e asaj “diçkasë që do vijke”: mitet që krijohen për njerëzit që mbanin gjithë ato informacionetë bombave në fakt ndihmojnë që të sajohet një tregim i ri, aty për aty. Fuuup konstruohet një paket qeveritar me një paket vizioni ndryshe nga ai i djeshit! Padiktueshëm ti gjen veten të pranosh edhe skandalin por edhe demistifikimin e skandalit! Pastaj, gjërat “i lëvizin ” aq shpejt saqë ti gjen veten përsëri të ngarkuar me informacione që nevojitet t’i përpunosh disi. Pra, burimi “x” të jep informacion “y” për aq sa ti të ndjehesh i fuqishëm për t’u ngritur mëkëmbë sërrish! Psh, kujtoju për një çast se sa letargjik ishe para shpërthimit të bombave dhe krahaso veten me fazën e pas shpërthimit të bombave kur ti u ndjeve i ngopur me informacione shokuese të cilat çuditërisht të ngritën mëkëmbë e të shkëputën nga letargjia e djeshit! Dole jashtë dhe iu bashkangjite të tjerëve për të bërë “revolucionin”. Ti i ishe dorëzuar atij diktati të asaj qeverie dhe i ishe lëshuar mëshirës së fatit , apo. Pastaj gjërat ndryshuan në momentin kur dikush të dha informacionin! Të bëni të ndjehesh të fuqishëm përsëri! Thu ti, ta dhanë FATIN t’a udheheqësh vetë përsëri!
Kjo pra është mënyra sot se si e bëjmë politikën. Ja, po e quaj teknologji bërje politikë! Njerëzit që meren me këtë lloj profesioni e që ndërtojnë teknologjinë e politikës për shtetet e Ballkanit nuk janë Ballkanas. Kryesisht janë të atillë që e njohin mirë psikologjinë transformative të shoqërive, e posaçërisht atyre shoqërive të cilat duke kaluar nëpër kriza e kriza të ndryshme politike, arrijnë aq shumë të demistifikojnë politikën dhe imazhin për veten dhe prandaj bëhen ELASTIKË, e si rezultat pranojnë ÇDOGJËNË me një lehtësi relativizuese.
Sot , shumë pak gjëra lëvizim vetë. Menaxhimi i shtetit është i tipit korporativ ndërsa liderët e rinj zgjidhen përmes intervistave e jo votës direkte . Zgjedhja e atyre ka të bëjë me atë se sa elastikë janë para një paketi të ri për shtetin (shoqërinë) që duhet importuar sa më shpejt e distribuuar sa më qartë ndër “votues”. Pra , liderët e rinj zgjidhen sipas përmasave të paketit të ri që duhet të rrëzojë qeverinë e vjetër me qëllim që energjia të qarkullojë e të mos krijojë diktat vetëshkatërues apo. Kështu e lexojnë demokracinë ata që prodhojnë teknologjinë e politiksë për Ballkanin. Po të na lenin pa këtë teknologji , ne do vazhdonim të zbraznim resurset e shteteve tona e do ia kishim mbathur diku të fshihemi! Pastaj për këta liderë thonë se janë të guximshëm , fundja e ardhmja iu takon atyre që e ndjejnë se si po vjen dhe zakonisht këta tipa dijnë ti thonë PO të ardhmes, e të shkëputen nga e kaluara sikur të mos ketë ndodhur kurrë!
Përshembull, një teknologji të këtillë përdorin edhe ata që shqetësuan shumë linguistë vendas të cilët reaguan në ofertën për emrin e ri të shtetit. Hmmm, fatkeqësisht pak rrëndësi ka nëse linguistët kishin të drejtë ose jo , rrëndësi për ata që tani po distribuojnë këtë të vërtetë mbi ofertën e re të emrit të shtetit është se ajo po shitet si hallva dhe se targeti është “Sa Shitet” e shumë pak çështja se “Sa Tlyen e Sheqer” përmban hallvaja !
Le kthehemi pak në retro e të kujtojmë se si deri dje në këtë shtet kishte një kryeneçësi pothuajse gomari mbi çështjen e emrit , ndërsa sot me një elasticitet të paparë komentohen variacionet mbi emrin e ri , pra thuhet : “Ku doli kjo tani, më të mira ishin ato tjerat , Maqedoni e re, ose Maqedoni e epërme , ç’është kjo “Ilindenska ?!…”
Ky pranim ka të bëjë me elastikën që përmenda më lartë. Fenomeni i “Krizë pas krizës” o të bën elastik o të shfarros ! Janë gjithmonë vetëm dy skaje, apo!
Ndërsa ne shqiptarët pa gjene ngadalë ngadalë gjejmë veten të kyçemi vullnetshëm në këtë proces, sado deri dje thonim se i pranueshëm do ishte çfarëdolloj emërimi i ri për shtetin. Sigurisht që na provokuan përsëri ata që konstruojnë paketin e ri të së vërtetës që neve duhet t’a pranojmë me elasticitet, apo. Provokimi i tyre ishte vërtet i karakterit linguistik, por qëllimi është tjetër, është i pastërt politik e besoj për këtë jemi dakord ne të dy i/e nderuar lexues. Pra ne u ngjitëm si ajo miza në mut apo, e pyetemi me hidhërim se çka në emër të zotit na qenka kjo” Ilindeitase”, ndërsa thellë thellë ndihemi komod e rrehat tek kuptuam se emri shtetit do përktheheshka edhe në gjuhën shqipe. Ja mendoje pak dhe më vërteto të kundërtën po munde!
Miq, koha që kemi në dispozicion çdo ditë është elastike, pasionet që ndjejmë biles e zgjerojnë elasticitetin tonë, ato që na frymëzojnë të mendojmë mbi çështje të caktuara – si kjo mbi emrin e shtetit, pastaj na e ngushtojnë e paketojnë sërish pasionin ndërsa neve gjejmë veten të kemi pranuar çdo gjë, ashtu siç na e kishin gatuar ATA!
Këtë bojë mban kompromisi, prandaj mos prish gjak kot! Ilinditase ose ndrysh’ , pak rrëndësi ka! Ktheju pyetjes fillestare miku im e pyet veten se sa e rëndësishme ishte origjina, prandaj kultura e gjuha jote dhe testo veten sërish se pas gjithë këtyre krizave që na gatoi ky shtet, TI a dole më i fortë e u bëre më i zgjuar përmes elasticitetit prandaj do ngulmosh më shumë për kulturë vetanake, apo me elasticitet do pranosh hipokrizinë përsëri dhe do relativizosh origjinën tënde ? Unë këtë do e nxisja si debat…sepse kjo mbi emrin e shtetit do mbetet çështje trivial pwr mua edhe pwr ty …! Pastaj mos harro se ekzistenca jote kulturore mban rrënjë tjera e që nuk ka të bëjë me të panjohurën “x”, aq më shumë me këtë lloj trivilaliteti që të gatuan teknologjia e bërjes politikë mbijetese.
Bëje dallimin dhe le mos të të ik diferenca!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)