E pakujdesshme me fëmijët, Wanda Nara replikon me Maxi Lopez

14

Wanda Nara i është kundërpërgjigjur ish-bashëshorti i saj, Maxi López, i cili e akuzoi si një nënë të keqe për faktin që i ka dërguar fëmijët në epiqendrën e pandemisë (Lombardi).

Partnerja dhe njëkohësisht agjentja e Icardit shpjegoi të vërtetën e saj dhe pranoi se “Italia është shtëpia e saj” dhe se do të kishte më shumë rrezik të merrte një fluturim për në Argjentinë.

“Ai më akuzoi për sjelljen e fëmijëve nga Parisi në Itali, në zemër të pandemisë. Por Maxi e di shumë mirë se ku jetojmë. Unë nuk jam në Como, por në një qytet afër Comos, ku ka shumë pak raste të infektuarish. Dhe ja ku është Shtëpia ime, ndërsa në Paris isha e detyruar të largohesha banesa që kisha marrë me qira, pasi kontrata skadoi. Ne gjithashtu vendosëm të ktheheshim pasi kishim konsultime me pediatrin, një mjek i rreshtit të pare, me të cilin flas çdo ditë për gjithçka”, – shpjegoi Wanda.

“Lojtarët e PSG-së kanë shkuar në vendet e tyre. Tani ne jemi italianë, nëse më ndodh diçka, preferoj që të më ndodhë këtu, në shtëpi. Vendi im është Italia, e cila më dha apo dhe na dha të gjitha gjërat e bukura që kemi. Kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj këtu. Mund të kisha marrë një fluturim privat për t’u kthyer në Argjentinë, në vend të kësaj morëm dy makina nga Parisi, timen dhe të Mauros, ndamë fëmijët dhe bëmë 750 kilometra, nëntë e gjysmë orë udhëtim, duke kënduar një miliard këngë, pa ndalesë. Ishte më e rrezikshme të shkoja në Argjentinë. Maxi, në vend që të ishte i lumtur për vëmendjen time ndaj fëmijëve si nënë … “.

Comments are closed.