Autostrada nënujore, pushime në hapësirë dhe sport në ajër. Këto janë disa nga zbulimet që do të pushtojnë botën në 50 vitet e ardhshme. Sipas një raporti të publikuar së fundmi mbi të ardhmen e teknologjisë thuhet se pas 50 viteve, gjithçka do të jetë “high tech”. Autobusë dhe taksi që fluturojnë, shtëpi inteligjente, hotele në hapësirë, vitit 2069 sjell një revolucion teknologjik të frikshëm.