Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez është duke u kërkuar nga Manchester United. Lajmi është dhënë nga e përditshmja britanike Daily Express, transmeton Periskopi. E ardhmja e kilianit në Emirates Stadium vazhdon të mbetet e paqartë, për shkak se ai po refuzon rinovimin e kontratës.
Kontrata e 28-vjeçarit me klubin londinez skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe United po tenton që tani që t’ia rrëmbejë futbollistin kryesor ‘topçinjve’.