Nuk është një rastësi që Sergio Busquets ka shenja lodhjeje. Gjatë dhjetë viteve të fundit, mesfushori i Barcelonës ka akumuluar mesatarisht 60 ndeshje në vit. Kundër Anglisë, këtë të hënë ai luajti ndeshjen e 110-të me kombëtaren. Ndërsa, 90 minutat e tij “Villamarin” e bënë futbollistin me më shumë minuta te katalanasit këtë vit, madje duke lënë pas edhe portierin Ter Stegen.
1.101 minutat e tij të deritanishme janë një kambanë alarmi për trajnerin Valverde, që të ndërtojë një plan pushimi për futbollistin, në mënyrë që ai të nisë të pushojë për të mos pasur probleme në muajt vendimtarë të sezonit. Në nëntor ka një tjetër pushim dhe Spanja do të udhëtojë drejt Kroacisë, pas së cilës Barcelona do të udhëtojë menjëherë drejt “Vicente Calderon” për t’u ndeshur me Atletico Madridin.