A ekzistojnë vampirët? Përgjigja duhet të jetë “jo”, siç nuk ekzistojnë dragonjtë dhe njëbrirëshat. Por, ja që përgjigja është “po”. Nuk është një anëtar qeverie, por një grua amerikane që në kohën e saj të lirë pi dy litra gjak të të tjerëve, në muaj.
Kjo është historia e saj:
Kjo grua, me emër pagëzimi Julia Caples, që duket se do ta hedhë poshtë idenë se vamopirët janë vetëm fantazi, do të bëhet e njohur si konsumuese e rregullt e gjakut. Julia në fakt, pi dy litra gjak në mua dhe nuk do të sajin, por të personit që i dorëzohet dëshirave të saj si: partneri, miqtë dhe ndonjëherë edhe ndonjë i afërm.
Nuk po flasim për ndonjë nga Transilvania, por për dikë që vjen nga një vend si Pennsylvania, në Shtetet e Bashkuara
Julia Caples është nënë e dy fëmijëve dhe jeton në një periferi rurale që e mban larg çmëndurive të tepruara.
Ajo gjithnjë është tërhequr nga bota e vampirëve dhe e sektit, aq sa për të krijuar një “komunitet vampirësh” në 1994-n
Para se të kthehej në fshatin amerikan, ishte shndërruar në një vampire ndër më të famshmet, duke arritur të udhëtonte në gjithë botën për të bërë të njohura interesat e saj.
Ajo shpjegon se të pish gjak nga burimi është një eksperiencë shpërthyese e krahasueshme vetëm me atë seksuale. Julia kërkon që të bëhet ndryshimi midis saj dhe vampirëve që shihen në sagën Twilight në kinema.
Gjatë rrugëtimit të saj, është kërcënuar nga të devotshëm të fesë kristiane dhe në përgjithësi ka humbur raste më shumë se kushdo tjetër, si: punë apo respekt, pikërisht sepse nuk fsheh këtë pasionin e saj të rrallë.