Barcelona ka fituar në ndeshjen e dytë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit me rezultat 6-1 dhe vazhdoi nw çerekfinale. Katalunasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe arritën të përmbysin rezultatin 4-0 nga ndeshja e parë. Goli i parë në takim erdhi nga Luis Suarez në minutën e tretë, ndërsa Laycin Kurzawa ngriti epërsinë e vendasve duke shënuar autogol dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushim. Goli i shpresës u shënua nga Lionel Messi në minutën e 50-të nga pika e bardhë. Por, në minutën e 62-të në skenë doli Edison Cavani, duke ia bërë më të vështirë kualifikimin.
Çdo gjë u bë dramatike me dy golat e shpejt nga Neymar (88′ dhe (90’+1), por në minutën e fundit shënoi Sergio Roberto dhe kështu kualifikoi klubin spanjoll tutje, dhe u bë autor i përmbysjes më të madhe në histori të futbollit. Kundërshtari i ardhshëm i Barcelonës do të mësohet pas shortit.