Lionel Messi ishte protagonisti i ndeshjes së parë gjysmëfinale të ekipit të tij kundër Liverpoolit, pasi shënoi dy gola dhe bëri një ndeshje fantastike.
Ajo që la mbresa të thella te shikuesit e futbollit ishte gjuajtja e lirë e ekzekutuar me mjeshtëri që e bëri rezultatin 3 me 0, e që do të jetë zor i kapërcyeshëm nga ekipi i Jurgen Klopp.
Ky ishte goli numër 50 i Messit nga gjuajtja e lirë, ndërsa ai ka shënuar 550 të tjerë gjithsej në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë. Cristiano Ronaldo i Juventusit i ka shënuar 53 gola nga gjuajtja e lirë.
Por, del se ajo që bëri Messi në Camp Nou mbrëmë është bërë më shumë herë nga të tjerë, përfshirë edhe një portier.
Janë mbi 10 futbollistë që kanë shënuar më shumë gola nga gjuajtja e lirë, me Juninho Paulistan që i ka shënuar plut 77. Më pas është Pele me 70, Victor Legrotaglie me 66, Ronaldinho me po aq, David Beckham me 65, Diego Maradona me 62, Zico po aq, Ronald Koeman me 60, Marcelinho Carioca me 59 dhe portieri legjendar Rogerio Ceni me po aq, dmth 59.