Në një qytet bregdetar në Kinë ka ndodhur një fenomen i pabesueshëm. Shoferët e makinave u tmerruan kur mbi automjetet e tyre filluan të bien oktapodë, yje deti dhe molusqe, gjatë një stuhie të frikshme. Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregojnë krijesat e detit të ngecura në xhamat e makinave. Meteorologët thanë se moti që përfshiu këtë qytet ishte gati të thyente rekord të uraganeve. Stuhia ka shkaktuar edhe vorbulla uji në Detin e Verdhë, të cilat thithën të gjitha llojet e krijesave të detit që më pas “fluturuan”.