Icardi dukej se ishte rrugës drejt largimit nga Interi, por këmbëngulja e tij për t’u larguar vetëm për Juventusin e ka mbajtur atë në ‘Giueseppe Meazza’. Argjentinasi ka mbetur jashtë stërvitjes së skuadrës së parë për muajin e kaluar, ndërsa Romelu Lukaku që nga atëherë ka marrë numrin 9 të tij, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta KOHA.
Sidoqoftë, Sport Mediaset pretendon se ai kërkoi fanellën me numrin 7 të klubit – si një shenjë e synimit të tij për t’u riinteguar – dhe klubi e pranoi kërkesën e tij.
Pavarësisht se numri preferohet nga Alexis Sanchez, i cili është afër zyrtarzimit, ‘Nerazurrët’ kanë vendosur t’i japin Icardit fanellën.
Topi tani kalon te Antonio Conte pasi 26-vjeçari tashmë ka kërcënuar me veprime juridike nëse nuk kthehet në stërvitje.