Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Grupin H të kampionatit të futbollit në Serinë D të Italisë. Sfida që duhej të zhvillohej në stadiumin “Miramare” të Manfredonias mes vendasve dhe Gravina-s, nuk është zhvilluar për shkak se fusha nuk ka qenë e rregullt.
Arbitri i ndeshjes dhe ndihmësit e tij kanë matur distancën mes zonës së portierit dhe gjitha zonës së rreptësisë dhe kanë konstatuar një diference prej disa centimetrash më pak në krahasim me sa parashikon rregullorja e Serisë D. Në këtë pikë, bardhekaltrit rrezikojnë ta humbasin ndeshjen në tavolinë.