E pabesueshme por e vërtetë ajo që ka ndodhur të dielën në pistën e Sepangut, në Malajzi. Pak orë para fillimit të garës së Formula 1, janë zhvilluar garat e kampionatit të Azisë jug-lindore në Botërorin e kategorisë së Formula 4. Asnjë nga 9 makinat që nisën garën nuk arriti ta përfundojë atë, pasi të gjitha makinave u përfundoi karburanti para se të kalonin vijën e finishit.
Duket qartë se drejtuesit e të gjitha skuadrave nuk kishin llogaritur si duhet karburantin që duhej hedhur në serbatorin e makinave të tyre. Pas gjashtë xhirove nga 8 që kishte në total kjo garë, u tërhoqën pilotët e parë dhe i fundit që ngriti “flamurin e bardhë” ishte piloti Kane Shepherd, që gjithashtu nuk e përfundoi dot garën. Gjithsesi, ai u deklarua nga organizatorët e garës si fitues.