Kali Kushner gjithmonë kishte pasur probleme të vogla me aknet kur ishte në gjimnaz, por kur u bë 19 vjeçe fytyra iu mbush plot me akne të thella agresive. Tashme 22-vjeçare, studentja nga Cincinnati, Ohio, SHBA kishte provuar gjithçka, por asgjë nuk kishte mundur t’ia ndalte acarimin e fytyrës. Dermatologu i saj i kishte rekomanduar një medikament oral të njohur si Accutane dhe për më pak se tre muaj shndërrimi në fytyrën e saj ishte i pabesueshëm; jo vetëm që të gjitha aknet ishin shëruar plotësisht, por asnjë gjurmë e tyre nuk kishte mbetur në lëkurë. Accutane është një medikament i zakonshëm ër aknet që në treg shitet brenda markës së quajtur Roaccutane.