Nga festa te tragjedia: familja Pronesti ka pësuar një tronditje të madhe, pasi Armando Pronesti, tifoz historik i Lazios dhe në moshën 73 vjeç, është shuar pikërisht mbrëmjen magjike në “Olimpico”, ajo që i dhuroi Kupën e Italisë ekipit të Inzaghit.
Gjithçka ndodhi shpejt, teksa ataku kardiak e goditi mes golit të Milinkovic-Savic dhe Correas, që mbyllën llogarinë dhe i dhanë trofeun bardhekaltërve. Ashtu si zakonisht, Armando ndodhej në tribunën “Nord Est” të Lazios, bashkë me familjen. Kishte 50 vite që shkonte në stadium pasi i abonuar.