E ofenduan për fotot me bikini dhe format trupore, këngëtarja e famshme ka një mesazh për fansat

53

Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi disa fotografi të artistes me famë botërore, Camila Cabello, ku shfaqet e veshur me bikini, duke shëtitur buzë bregut të detit.

Artistja kishte veshur një palë bikini të thjeshta me nuanca të ndryshme të ngjyrës blu dhe këto foto të saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale.

Kjo pozë e saj u komentua menjëherë nga fansat dhe jo vetëm, ku disa thoshin fjalë të mira e të tjerë bënin kritika për trupin e këngëtares së famshme. Teksa shkruanin për linjat e saj trupore, i kujtonin edhe faktin se ka shtuar disa kilogramë.

Pas reagimeve të shumta pozitive dhe negative, Cabello ka vendosur që të bëjë një reagim në rrjetet sociale, ku falënderon fansat, për mbështetjen dhe mesazheve pozitive që ka marrë.

“Faleminderit për dashurinë dje dhe sot, ju dua të gjithëve”, ka shkruar Camila Cabello në një postim.