Shkup, 15 nëntor – “E nji gjuhë t’gjith na bashkon”. Kjo fjali është shkruar në 20 bilbordet që janë gati për t’u vendosur nëpër vendbanimet shqiptare me rastin e festës së Kongresit të Alfabetit. Në Manastir organizatorët janë treguar të rezervuar, kanë vendosur vetëm dy bilborda, një në qendër dhe një në hyrje të qytetit, të shoqëruar nga disa pllakate. Flamuri kombëtar është një tjetër simbol që do të qëndrojë në hyrje të Muzeut të Alfabetit. “Edhe kaq sa janë, janë shumë”, thonë organizatorët e këtij qytetit, Shoqata Kongresi i Manastirit, që të dielën me një koncert hapi shënimet me rastin e festës, por edhe nga Muzeu i Alfabetit, mbishkrimi i së cilës pak ditë më parë u zhgarravit me bojë të zezë dhe simbole naziste. Drejtori i Muzeut, Nuer Arsllani dhe kryetarin e Shoqatës, Veton Izeiri, thonë se gjatë shënimit të kësaj date mundohen të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar incidente të mundshme. “Besoj se bilbordet do të rezistojnë deri më 22 nëntor”, thotë Arsllani. Incidentin e ka dënuar edhe sekretari shtetëror, Behixhudin Shehapi, duke e cilësuar si një akt vandal që shpërfaq ksenofobët e Manastirit, të cilët kur janë në pyetje shqiptarët në këtë qytet e kanë treguar fashizoidizmin e tyre edhe në raste të tjera. Deklarata e tij është bërë gjatë prezantimit të kalendarit të festimeve në Manastir, që organizohet nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Promovimi i dhomës përkujtimore në Muzeun e Alfabetit me 11 figurat në silikon të atyre që nënshkruan dokumentin për alfabetin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara