Qefser ABDYLI
Shkup, 30 janar – Për orar pune nga ora tetë deri në orën 16, femrat në Maqedoni duhet të dalin nga puna në orën 15:04 që të jenë të barabarta me meshkujt që është adekuate e hendekut në paga nga 12 për qind. Këtë e tregon infografikoni i përpunuar në kuadër të projektit “Herose and sheroes” Dituri për analiza dhe përfaqësim për pagesa të barabarta të grave dhe nënave në Maqedoni” të Institutit për hulumtime ekonomike “Finans tink”, shkruan gazeta KOHA. “Në Maqedoni, femrat në mesatare përfitojnë 12.5 për qind pagë më të vogël nga meshkujt. Kur do të merren parasysh karakteristikat si arsimi, stazhi, mosha dhe në cilin profesion profilizohen – ky hendek rritet në 17.3 për qind. Tek popullata madje me më së shumti arsim fillor ky hendek arrin deri në 28 për qind. Kjo do të thotë se femrat për punë me vlerë të njëjtë përfitojnë më pak se sa meshkujt”, deklaroi Bllagica Petreski nga “Finans Tink”, në organizim të së cilit sot në Shkup po mbahet forum ekonomik me temë “Rroga të barabarta sipas gjinisë për rritje më të madh ekonomike”. Siç është theksuar në infografikonin, meshkujt marrin rroga më të mëdha se femrat sipas moshës, stazhit dhe madhësisë së ndërmarrjes, me përjashtim të personave me stazh pune midis 30 dhe 34 vite ku femrat kanë gjashtë për qind rrogë më të madhe. Pjesa më e madhe e hendekut gjinor tek rrogat, sipas hulumtimeve, është për shkak të mosaktivizimit të femrave në tregun e punës. Një pjesë e masave duhet të jenë të orientuara pikërisht drejt nxitjes së aktivizimit të femrave në tregun e punës, tejkalim të stereotipave për profesion të meshkujve dhe femrave, ndërsa e rëndësishme është, theksoi Petreski, edhe mbështetja nga familja dhe partneri.
“Kur gruaja më aktivisht do të kyçeshte në tregun e punës mund të kemi zgjedhje më të gjerë të ofertës së tregut. Femrat nuk janë me karakteristika më të këqija se meshkujt dhe nuk rrinë në shtëpi sepse nuk janë të arsimuara ose nuk kanë karakteristike të mira, por përkundrazi rezultatet tregojnë se janë më të arsimuara por për shkak të disa arsyeve të caktuara kanë mbetur joaktive. Përmes aktivizimit të tyre fillimisht mund të presim ofertë më të madhe të fuqisë punëtore, ndërsa nga ana tjetër edhe më cilësor dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë për nxitje të rritjes ekonomike”, tha Petreski.
Zgjidhjet për ulje të hendekut gjinor që rekomandohen me projektin janë rritje e rrogës minimale, posaçërisht në industrinë e tekstilit dhe lëkurës, numër më të madh të kopshteve, vendosje e orarit fleksibil të punës, të drejtë për orar të shkurtuar pune për prindin e një fëmije të sapolindur, mungesë e paguar e babait…Rekomandohet rritje e pjesëmarrjes së femrave në arsimin profesional, barazi gjinore në sektorin privat dhe kontrolle për ulje të hendekut gjinor, si dhe fushatë kombëtare për rritje të vetëdijes tek qytetarët me qëllim të uljes së pasojave negative nga hendeku gjinor në rrogë. Me ueb platformën edplako.mk që e kanë punuar “Finans Tink” kompanive u është mundësuar t’i testojnë sistemet e tyre se nëse janë pagues korrekt, ndërsa individëve e cila është rroga e tyre korrekte pa marrë parasysh se nëse bëhet fjalë për mashkull ose femër. Në kompanitë për të cilat është treguar se janë pagues korrekt, siç tha Petreski, në befasi të madhe janë në sektorin e meshkujve, në ndërtimtari, IT, industrinë e shtypshkronjave…