Uashington, 6 shkurt– Analitikët i kanë përshëndetur negociatat për arritjen e marrëveshjes tregatre mes SHBA-së dhe Kinës, por në të njëjtën kohë edhe paralajmërojnë se Bashkimi Evropian do të mund të jetë caku i ardhshëm i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, i cili disa herë u kërcënua se do t’i rrisë doganat, mes tjerash edhe për automobilat gjermanë edhe për verërat franceze, njofton gazeta KOHA.
Sipas ekonomistëve, marrëveshja mes SHBA-së dhe Kinës “do të mund shtrenjtë t’i kushtojë Evropës”, pasi Kina mund të ndërmarrë pjesë të madhe nga importi i saj nga Evropa për prodhime nga SHBA-ja në tentim që t’i plotësojë kërkesat e adminiatratës së Trampit.
Nëse Kina dhe SHBA-ja nuk arrijnë marrëveshje deri më 1 mars, mundet Evropa të vërshohet nga prodhimet e lira kineze.
Eksporti i Kinës në BE në viti 2017 ka qenë 374 miliardë euro, ndërsa në SHBA – 505 miliardë dollarë. (koha.mk)