E mundëm Gruevskin, por jo edhe gruevizmin në VMRO

Shkup, 4 tetor – Zëvendëssekretari i përgjithshëm i shkarkuar i VMRO-DPMNE-së, Petar Bogojeski, njoftoi në Facebook ndodhitë pas vendimit të djeshëm të KE të partisë.

“Unë përshëndes vendimin e KE të VMRO-DPMNE në lidhje me aktivizmin tim në strukturat udhëheqëse, por jo edhe në parti. Unë jam mirënjohës që jam i liruar nga përgjegjësia që kam marrë me vete dhe e kam transferuar atë te njerëzit e tjerë në Iniciativën për reforma. Thjesht të papajtueshme janë dy konceptet tona, një për demokratizimin, modernizimin dhe evropianizimin, dhe tjetra për klientizimin, kriminalizimin dhe karrierizmin autoritar në VMRO DPMNE. Është e pamundur që të dyja të funksionojnë së bashku,dhe pastaj të përmirësohet puna e Partisë në baza parimore. VMRO-DPMNE në këtë moment është plotësisht në anën e gabuar të historisë, është nisur në drejtim krejtësisht të gabuar dhe nuk është e mundur së bashku në të njëjtin tren e në të njëjtin drejtim. Shpresoj se për një kohë të shkurtër kjo do të konstatohet dhe do të merret një kurs tjetër. Unë do të përsëris, kemi mundur Gruevskin, por jo edhe gruevizmin në ne.

Kam frikë se këto politika shkojnë në favor të planeve për destabilizim më të gjerë politik dhe të sigurisë të stabilitetit rajonal, që do të rezultojë në rrezikimin e shtetësisë maqedonase, e cila për mua nuk ka vend për ndonjë kompromis. Maksima ime ishte dhe mbetet “Le të humbasim të gjithë dhe të fitojë Maqedonia!” Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së, me ose pa këto elita politike në skenën politike maqedonase. Unë jam i gatshëm të bëj gjithçka, vetëm Maqedonia të dalë nga rrethrrotullimi i Ballkanit dhe të shkojë në drejtim të Evropës! Të motivuar dhe të sigurt në të vërtetën tonë, ne po vazhdojmë me hapa edhe më të forta dhe më të vendosura për reforma dhe rinovim të Partisë. Për të gjithë me të cilët kam bashkëpunuar deri tani, ju falënderoj sinqerisht!”, shkruan Bogojeski.