Një grua e moshës 61 vjeçare në Argjentinë është kapur nga kamerat duke vozitur makinën e saj me një polic të ngjitur mbi kapakun e pjesës së parme të makinës. Ajo ka drejtuar makinën me inspektorin e trafikut mbi kapak për rreth 400 metra para se ai të kërcejë prej aty. Oficeri pësoi thyerje në gju. Sipas Storyful, gruaja ka vozitur në drejtim të inspektorit pasi ai ka tentuar që ta ndalojë për shkak të parregullsisë së dokumenteve gjatë një kontrolli rutinor. E dyshuara është arrestuar dhe mbahet në arrest për tentim vrasje.
https://www.youtube.com/watch?v=uJe4jVTaxcE