Ky është rasti i rrallë i një gruaje, e cila ka jetuar për rreth 30 vite me zorrën e saj të trashë jashtë trupit dhe e ka mbajtur atë të mbështjellë në një qese plastike të futur në një çantë në brez. Quhet Hubei Wuxue, është 80-vjeçe dhe tregon se deri para pak kohësh askush nuk e dinte se ajo jetonte me një organ jashtë trupit. Problemi i saj filloi në 1971, kur iu nënshtrua një operacioni. Diçka shkoi keq, gjë që çoi në këtë anomali. Duke mos patur mundësinë që të përballonte shpenzimet për një operacion që do t’ia vendoste zorrët brenda në trup, Hubei ka jetuar që prej asaj kohe në këtë gjendje. Sipas familjes së saj, gruaja ka 30 vite që jeton me zorrët jashtë dhe mbetet e paqartë nëse ka ndërmend që një ditë t’i nënshtohet një operacioni për rregullimin e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=dQX5Ngf8ghU