Mos filloni të ndjeni neveri për celularin tuaj, por një studim i ri thotë se ka më shumë baktere se tualeti. “Higjiena e larjes së smartphonëve” mori 50 celularë për të zbuluar nivelin e mikrobeve që qëndrojnë në sipërfaqe.
Sipas statistikave, një ulëse tualeti ka 220 pika baktere, ndërkohë që celulari ka 14 mijë e 779, rreth 7 herë më shumë. E gjithë kjo u bë për t’i dhënë një mesazh njerëzve të cilët prekin telefonat e të tjerëve. Bakteret e marra nga celulari mund të shkaktojnë sëmundje të rënda tek njerëzit.
Ndër të tjera sugjerohet të mos përdoret celulari gjatë ushqimit apo në tualet sepse rritet numri i baktereve.