“E Majta”: Sot është ditë e madhe në historinë e re të Maqedonisë, Qeveria të jep dorëheqje

0

Nëpërmjet një kumtese partia “E Majta” thotë se “një popull i vogël dhe paqedashës në Ballkan e tregoi dinjitetin dhe në mënyrë krenare refuzoi të vet-ndahet”.

“Sot maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllahët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjithë të bashkëkombësit tanë, në mënyrë solidare përmes organizimit të bojkotit masovik apo referendumit ilegal, treguan unitetin dhe bashkimin në rezistencën kundrejt imperializmit zbatuar nga elitat e korruptuara dhe mbrojti karakterin e ASNOM-it, të Republikë së Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se sipas burimeve të vëzhguesve të tyre në terren, partia politika “E Majta” bën të ditur se referendumi për ndryshimin e emrit kushtetues, sipas, siç thonë rregullativave vendore dhe ndërkombëtare, edhe zyrtarisht është i pasuksesshëm.

Ata ju bënë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të bashkohen në festën kundër propagandës qeveritare dhe në të njëjtën kohë kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë për shkak se e ka humbur legjitimitetin.

Comments are closed.