“E Majta” si rrezik potencial!

Qëndrimet e forta të së Majtës përkojnë edhe me bllokimet e shumta të dy deputetëve të saj në Parlament. Bllokada e fundit janë 1300 amendamentet e dorëzuara në Ligjin e ri për Shërbimet Audio-Vizuale. Është veçanërisht e rëndësishme të kujtojmë se E Majta e bojkotoi Regjistrimin e popullsisë, dhe paraqiti kërkesë për Referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë, marrëveshje kjo që i mundësoi Maqedonisë së Veriut të fillojë procesin e negociatave me BE-në

 

Xhenur ISENI

Shkup, 26 nëntor – Këto ditë në skenën politike u përhap pyetja se a është E Majta rreziku më i madh për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut? Këtë posaçërisht e potencon partia në pushtet LSDM. Sipas ish-anëtarëve, partia politike E Majta është e njohur për pikëpamjet e saj radikale për shumë çështje në Maqedoni e Veriut. Profesor Branimir Jovanoviq, i cili vitet e fundit punon në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në një intervistë për mediat vendore ka analizuar politikën e partisë “E majta”. “Partia ‘E majta’, sot në Maqedoni, është e djathtë, dhe e djathtë ekstreme. Sot, partia ‘E majta’ në Maqedoni është ajo që është Le Pen në Francë dhe ajo që është ‘Vetëvendosje’ në Kosovë. Kjo është ‘E majta’”, thotë Jovanoviq.

Advertisements

Profesori Zdravko Saveski, i cili është ish-anëtar i kryesisë të së Majtës dhe ishte pjesë e protestave të quajtura “Revolucioni Laraman”, thotë se ish-partiaku i tij njihet për deklaratat e tij të shpeshta se protestat për çështjet kombëtare duhet të radikalizohen. Saveski thotë se E Majta tani, ndryshe nga emri i saj, sillet si një parti radikale e djathtë që merr pikë në bazë të çështjeve kombëtare, në të cilën mbështetësit kryesorë janë anëtarët e zhgënjyer të VMRO – DPMNE.

Ndryshe, qëndrimet e forta të së Majtës përkojnë edhe me bllokimet e shumta të dy deputetëve të saj në Parlament. Bllokada e fundit janë 1300 amendamentet e dorëzuara në Ligjin e ri për Shërbimet Audio-Vizuale. Është veçanërisht e rëndësishme të kujtojmë se E Majta e bojkotoi regjistrimin e popullsisë, dhe paraqiti kërkesë për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë, e cila i mundësoi Maqedonisë së Veriut të fillojë procesin e negociatave me BE-në.
Një moment interesant është se Hristijan Mickoski nga VMRO DPMNE para disa kohësh kishte një qëndrim se nuk ishte problem të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, bashkë me nacionalitetet e shumta, por pasi E Majta doli publikisht dhe thanë se nuk do të mbështetnin amendamentet kushtetuese me të cilën Maqedonia do të vazhdojë procesin e integrimeve evropiane, Hristijan Mickoski ndryshoi mendim nga qëndrimi fillestar. Socialdemokratët tash e disa ditë e akuzojnë Hristijan Mickoskin se ai dhe VMRO-DPMNE janë bërë peng i së Majtës, por VMRO DPMNE nuk po reagon ndaj këtyre akuzave, që ndoshta vërteton faktin se E Majta ka marrë një përqindje të madhe të anëtarësia e fortë e VMRO DPMNE-së.

Analisti politik, Dame Çkatroski thotë se E Majta në mënyrë të shkëlqyeshme është duke punuar me PR marketing duke agjituar votues të pakënaqur si nga LSDM ashtu edhe nga VMRO-DPMNE. “E Majta shkëlqyeshëm po punon në PR ku populizmi majtas/djathtas gjen votues në mbarë vendin të cilët janë të pakënaqur si me LSDM-në ashtu edhe me VMRO-DPMNE-në. Se sa është E Majta anti-evropiane dhe anti-NATO do të vlerësohet në zgjedhje. Ata nuk kanë nevojë fare për këtë lloj retorike me atë që po ndodh në Ukrainë. Një pjesë e së majtës nuk e kupton fare këtë moment. Sa më keq LSDM, aq më mirë E Majta është sekreti i VMRO-DMNE-së, por pas disa kryetarëve të këqij të VMRO-DPMNE-së, E Majta po zgjerohet në territorin e tyre. Siç mund ta shihni për VMRO-DPMNE, LSDM-së dhe Zoran Zaev nuk janë më prioriteti i tyre kryesor, por Danella. LSDM e ka Makson nga Kumanova, plus të Majtën. Në fund, mund të ndodhë që LSDM-ja ta ndihmojë VMRO-DPMNE -në që të ballafaqohet me Danellën, dhe VMRO-DPMNE-ja ta ndihmojë LSDM-në të ballafaqohet me Makson. E Majta, si kërcënimi më i madh i tyre, shkon përgjatë vijave të kuqe, nëse shkon përtej vijave të kuqe, atëherë LSDM dhe VMRO-DPMNE lehtë do të merren vesh me ta”, ka deklaruar Dame Çkatroski, analist. (koha.mk)