Paris, 6 dhjetor – Partitë e të majtës franceze kërkojnë të votohet mosbesim i Qeverisë të presidentit të Francës, Emanuel Makron, për shkak protestave të dhunshme në vend.
Partitë majtiste i lanë anash dallimet e tyre dhe paralajmëruan se të hënën do të parashtrojnë nismë për votimin e mosbesimit të Qeverisë në Dhomën e Poshtme të Parlamentit francez.
Nëse kërkesa pranohet, Kuvendi kombëtar duhet të votojë për mosbesimin e Qeverisë në afat prej 48 orëve prej momentit të parashtrimit të nismës.
E majta franceze nuk ka vota të mjaftueshme që nisma të miratohet, por mundohet të marrë mbështetje nga partitë tjera opozitare.
Ky hap vjen në kohën e rënies së fuqishme të popullaritetit të Makronit dhe Qeverisë së tij për shkak protestës së “jelekëve të verdhë”, e cila po zgjat me javë në Francë.
Sipas anketës më të re, të cilën e zbatoi agjencia Ju Gpv, mendim pozitiv për punën e presidentit kanë vetëm 18 për qind prej 1.010 personave të anketuar.