Talenti i ri i futbollit anglez, Cohen Bramall, ka bërë një kërcim galopant në karrierën e tij, duke nënshkruar një kontratë profesionale me klubin e madh anglez, Arsenal, ndërsa më parë luante në ligën e nëntë angleze. 20-vjeçari është bërë zyrtarisht lojtari i Arsenalit, dhe klubi këtë e ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare në internet. Bramall, me kontratën e re do të fitojë 3000 sterlina në javë. Ai njëkohësisht ishte punonjës në një fabrikë, Bentley Motors, në Creëe, ndërsa diferenca e pagës së parë me atë aktuale është shumë e madhe. Ai kishte pagë 500 sterlina në javë, por u largua nga stafi drejtuesi i fabrikës pasi u shkurtua numri i punëtorëve. Interesimi i Arsenalit për të, fillimisht iu duk shaka, por sot e sheh veten në klubin e madh dhe për të është një ëndërr e realizuar. “Kur telefonova prindërit për tu dhënë atyre lajmin, mamaja ime filloi të qante. Nuk më besohet që ndodhem këtu. E takova trajnerin Arsene Wenger në fushë. Shpresoj ta impresionoj”, ka thënë talenti anglez.