E la futbollin për muzikë, Osvaldo thotë se jeton më mirë me më pak para

0

Dani Osvaldo ka bërë të ditur së të gjithë e quajnë të çmendur pasi e shkëmbeu futbollin me muzikë, mirëpo ai beson se është duke jetuar më mirë tani që ka më pak para. Osvaldo kishte luajtur për klube si Roma, Southamptoni, Juventusi e Interi para se të pensionohej në vitin 2016 nga karriera e tij si futbollist profesionist për t’u bërë këngëtar, bën të ditur Gazeta Express, transmeton gazeta Koha. Ish-sulmuesi i Italisë tani është duke garuar në versionin italian të emisionit të famshëm “Strictly Come Dancing”.

“Ka shumë situata ku ke probleme të mëdha, kur nuk ke para ose kur ke shumë para. Këto krijohen për shkak se e humb mendjen”, ka thënë 33-vjeçari në një intervistë për Corriere dello Sport.

“Është më mirë të jetosh në mes: me më pak para dhe ta jetosh një jetë më të qetë dhe më paqësore. Do ta kisha pasur të vështirë të vazhdoja duke bërë diçka që nuk më pëlqente më”.

“Kurrë nuk jam penduar për asgjë. Nëse gjërat shkojnë në një mënyrë specifike, gjithmonë ka një arsye. Ti mund ta përmirësosh një gabim, por jo një pendim. Të gjithë më thonë se jam i çmendur”.

“Madje edhe babai im, muzikant i pensionuar, nganjëherë më thotë: “Më mungon të të shoh në fushë”. Kjo gjë ma thyen zemrën. Për fat të mirë e kam nënën. Ajo më thotë që vetëm të jem i lumtur”.

“Në koncertet në Argjentinë i kam parë njerëzit duke kënduar këngët që i kam shkruan ndoshta në orën 4:00 të mëngjes në dhomën time të gjumit. Ata i dëgjojnë ato fjalë, kjo është magji e pastër. Nuk kam nevojë për asgjë, ky është sekreti im”.

Comments are closed.