Vjeshta e 2017-ës është e tëra e kuqe. Për këtë sezonë është në trend ngjyra e kuqe dhe nuancat e saj, të cilat vijnë në material të ndryshme duke filluar nga ato të thurura deri tek mëndafshi apo material me shkëlqim. Ndoshta e kuqja është ngjyrë e guximshme dhe bie në sy, mirëpo këtë sezonë mos e vishni vetëm ndonjë fustan elegant të kësaj ngjyre. Visheni në punë, në dalje aplikojeni në aksesorë dhe çanta. E që t’ju bëjmë përzgjedhjen më të lehtë më poshtë ju sjellim modelet që sfiluan nëpër pasarelat e javëve të modës.