Bruno Fernandes mund të konsiderohet futbollisti më i ri i Manchester United. “Djajtë e kuq” kanë arritur akordin me Sportingun e Lisbonës për të lënë të lirë mesfushorin krijues që të transferohet në “Old Trafford” që në këtë merkato janari. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, që zbulojnë se Fernandes do i kushtojë arkave të United rreth 80 milionë euro. Portugezi pritet të fluturojë sot drejt Anglisë dhe do të kryej vizita mjekësore nesër.
Për ta veshur të kuq, United do të paguajë fillimisht 25 milionë euro, me 55 milionë euro të tjera që do të derdhën në arkat e portugezëve në fundin e sezonit.