Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga eksperti i transferimeve Gianluca Di Marzio, i cili shpjegon se ai ka arritur akordin për kontratë tre-vjeçare me Atletico Madridin në verë.
Leonardo nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të re ndërkohë që aktualja i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha. Tuchel nuk e shikon më si zgjedhjen e parë dhe rrugët pritet të ndahen por jo në janar pasi klubi nuk dëshiron të dobësojë sulmin.
PSG do ta zëvendësojë uruguainin me blerjen definitive të Mauro Icardit nga Inter.