Bashkimi Evropian ka pranuar të zgjasë afatin e Brexit deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Vendimi u mor sot në një takim të ambasadorëve që përfaqësonin 27 vendet anëtare të BE-së në Bruksel.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në një deklaratë të bërë mëngjesin e kësaj të hëne tha: “BE27 ka rënë dakord që do të pranojë kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për një ‘flextension’ të Brexit-it (zgjatja fleksibël e periudhës kur Britania duhet të largohet nga BE) deri më 31 janar 2020. Vendimi pritet të zyrtarizohet përmes një procedure të shkruar”.
Sipas kushteve të traktateve të BE-së, Mbretëria e Bashkuar mund të largohet para shkurtit nëse deputetët aprovojnë marrëveshjen e tërheqjes para se të përfundojë afati.