Shkup, 22 janar – Marin Jurina nuk do të jetë më futbollist i FC Shkupi, pasi i njëjti gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e tij te skuadra hungareze Mezőkövesdi SE. Lajmin e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e klubit hungarez në faqen e tyre zyrtare, përcjellë gazeta Koha.
Cekim, Jurina te bardhekaltërit ka luajtur në formë huazimi nga skuadra e Çelik nga Bosnja e Hercegovina, duke lënë gjurmë në kampionatin vendor. Derisa skuadra e tij e re Mezőkövesdi SE, aktualisht mban gjendet në pozitën e tretë në Superligën hungareze, menjëherë pas skuadrës së Visar Musliut, Fehervar. (koha.mk)