Nuk është hera e parë që kompania Samsung është në telashe. Në vitin 2016, Samsung u përball me disa akuza nga klientët e saj se smartphonët Galaxy Note 7 mbinxeheshin dhe shpërthenin në flakë. Kjo i kushtoi Samsung miliona Dollarë.
Tani, tre vjet pas, Samsung është përsëri në telashe, pasi një klient ka pohuar se Galaxy S10 i ka shpërthyer në flakë. Klienti, i njohur vetëm si Lee, ka postuar fotografi të smartfonit të tij të djegur dhe pretendon se ka shpërthyer ‘pa arsye’.
Duke folur për AFP, Lee tha: “Telefoni im ishte në tavolinë kur ai filloi nxirrte tym dhe shumë shpejt mori flakë. M’u desh ta lë atë në tokë, pasi nuk e prekja dot se ishte shumë i nxehtë. Gjithçka brenda telefonit është djegur”. Megjithatë, ndërsa Lee thotë se telefoni shpërtheu pa arsye, Samsung nuk mendon të njëjtën gjë.
Duke folur për AFP, Samsung tha se dëmi ishte ndoshta rezultat i ‘ndikimit të jashtëm’ dhe jo një çështje e brendshme. Si rezultat, Samsung ka refuzuar të dëmshpërblejë Lee për telefonin e tij, ose t’i dërgojë një zëvendësim. Ky është incidenti i parë i një smartphone Galaxy S10.