Interi është shumë afër realizimit të një blerje të madhe në merkato. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen verbale me Malkom, ylli i Bordos. Braziliani do vetëm zikaltrit dhe duket se ka refuzuar ofertat e Paris Sen Zhermen, Liverpul dhe Borussia Dortmund. Takimi i zhvilluar mes Piero Ausilio dhe stapitur të lojtarit ka shkuar mirë. Tani, Interi duhet të gjejë një marrëveshje me klubin francez, që kërkon 50 milionë euro për Malkom. Milanezët kanë ofruar 40. Palët po studiojnë një formulë që mund t’i kënaqë të gjithë. Nga ana e tij, trajneri Luçiano Spaletti pret dhuratën e radhës pas De Vrij, Asamoah dhe Lautaro Martinez. Dhe mund të jetë pikërisht Malkom (12 gola dhe 7 asistime në Ligue 1 këtë vit). Gjithashtu, zikaltrit po punojnë të gjejnë një marrëveshje me Barcelona-n për të rinovuar huazimin e Rafinja.