Joao Felix vlerësohet pa hezitim si një nga “yjet” e ardhshëm të futbollit europian, teksa klubet më të mëdha të kontinentit kanë shprehur interesim për 19-vjeçarin. Ky i fundit ka thyer heshtjen lidhur me këto zëra, duke dhënë sinjale të rëndësishme dhe se preferenca e tij është kampionati spanjoll dhe jo ai anglez. Gjithsesi, Joao Felix tha se tani mendon vetëm të luajë dhe se ndihet mire te Benfica, ndërsa për çështjet shifrave dhe merkaton ai sqaroi se i takojnë agjentit dhe klubit të merren.