Kalidou Koulibaly raportohet se tashmë ka nënshkruar një kontratë të re me Napolin. Mbrojtësi qendror pritet të fitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa në kontratën e tij nuk do të ketë klauzolë lirimi, shkruan GazetaBlic. Sipas Tuttomercatoweb, dokumentet janë dorëzuar dhe lojtari ka nënshkruar kontratën e re, prandaj njoftimi duhet të vijë gjatë ditëve të ardhshme.
Koulibaly do të bëhet mbrojtësi me pagën më të lartë në histori të Napolit. Në kontratë nuk ka klauzolë lirimi, që do të thotë se kushdo që dëshiron transferimin e tij do të duhet të negociojë drejtpërdrejt me presidentin e Napolit – Aurelio De Laurentiis. Barcelona, Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Chelsea gjithashtu janë të interesuar për të, por Napoli nuk ka ndërmend ta shesë.